You are here:

www.idea-co.com

Joomla Templates and Joomla Extensions by ZooTemplate.com


"Idea Consulting" Sh.p.k organizon Trajnimin me temë, "LEGJISLACIONI TATIMOR DHE DEKLARIMI ELEKTRONIK I TATIMEVE".

Pjesëmarrësit në këtë trajnim do të marrin informacionet më të reja për ndryshimet në Legjislacionin tatimor në vendin tonë, po ashtu pjesëmarrësit në këtë trajnim do të marrin edhe njohuritë e nevojshme për mënyren e deklarimit elektronik të tatimeve.


Pjesëmarrësit në trajnim do të marrin njohuri për:
  • Llojet e bizneseve si dhe format e regjistrimit,
  • Mbajtja e librave të domosdoshëm për efektet tatimore,
  • Njoftimi mbi ndryshimet e normes tatimore për kompanitë shërbyese,
  • Prezantimi i faturave tatimore dhe Doganat,
  • Analizimi i ditarit të arkës, listës së shpenzimeve, raporteve bankare etj,
  • Hyrje në regjistrimet e blerjeve dhe shitjeve,
  • Afatet e deklaratave tatimore,
  • Plotësimi dhe deklarimi i tatimeve sipas llojit të biznesit
  • Shkarkimi dhe plotësimi i deklaratave tatimore,
  • Deklarimi i tatimit në paga dhe kontributeve pensionale në mënyrë elektronike,
  • Deklarimi i TVSH-së në mënyrë elektronike,
  • Mënyra e llogarites së Kostos së Mallit të Shitur - KMSH,
  • Metodat e mbajtjes së rezervave të mallit,
  • Trajtimi i transaksioneve mbi 500 €,
  • Deklarimi i raportit vjetor për blerjet vendore mbi 500 € etj…

Trajnimi është në interes të veçantë për përgjegjësit e financave në Organizatat Private dhe Publike si dhe në Institucione Financiare, kontabilistët, studentët të cilët studiojnë në fushën e financave si dhe të gjithë të interesuarve që kanë interes të zgjerojnë njohuritë e tyre për legjislacionin tatimor dhe mënyren e deklarimit elektronik të tatimeve .

Trajnimi mbahet nga ligjëruesi me njohuri profesionale dhe praktike nga fusha e Legjislacionit Tatimor.

Pjesëmarrësit do të pajisen me Certifikatë, si dhe me materiale të shtypura dhe në formë elektronike.

Trajnimi mbahet në Prishtinë, me datë: 13-14 TETOR.

Çmimi 55 €, grupet me dy anëtarë e më shumë, përfitojnë zbritje prej 10 %.
Ju ftojmë të rezervoni vendin tuaj për këtë trajnim sepse numri i vendeve është i limituar.

Për Rezervime: 038-223-841, 045/049 518-222, E-mail: Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë , ose ne modulin anash Rezervo Trajnimin.

Share

Rezervo Trajnimin





Prano Informata

Video Galeri